Telegrafi

Dybala kthehet për derbin lokal

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala pritet të jetë gati për ‘Derby della Mole’ që zhvillohet në Torino.

Argjentinasi mungoi në ndeshjen që Juventusi pësoi në vazhdime nga Bayern Munich shkaku i një lëndimi të lehtë.

22-vjeçari sot ka stërvitur në Vinovo dhe pritet të jetë gati.

“Paulo Dybala ka stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës dhe do të monitorohet gjendja e tij”, thuhet në komunikatën e klubit.

Ndërsa Giorgio Chiellini dhe Claudio Marchisio do të jenë mungesa të sigurta për ndeshjen me Granatan. /Telegrafi/