Telegrafi

Dy zyrtarë të komunës së Mitrovicës intervistohen nga Policia nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare

Një ish-zyrtar komunal në Mitrovicë dhe një zyrtare e njërës nga drejtoritë e komunës, janë intervistuar sot nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se të dy janë intervistuar mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës.

“Mund të konfirmojmë se, sot janë intervistuar një ish zyrtar dhe një zyrtare e një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës,  për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë Kelani.

Kelani ka theksuar se të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/