Djegiet e pyjeve kanë filluar të shpeshtohen duke u përmirësuar moti në Kosovë.
Në Pejë, një person ka raportuar në polici se i dyshuari mashkull i ka vënë zjarrin një sipërfaqe prej 80 ari të pyllit të tij
I dyshuari është arrestuar edhe pas intervistimit të Prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Ndërsa ditën e djeshme, dy persona kanë raportuar se disa të panjohur i kanë vënë zjarrin një pylli.
Në vend ngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar.