Telegrafi

Dy yje të tjerë të PSG-së drejt Arabisë Saudite, klubi po punon për shitjen e tyre

Marco Verratti dhe Georginio Wijnaldum prite të largohen nga PSG për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Italiani i cili nuk është në planet e Luis Enriques pritet të kalojë te Al Arabi, të cilët janë në bisedime të avancuara me PSG-në.

Sipas Fabrizio Romanos, bisedimet mes dy klubeve janë në rrugën e duhur dhe kanë mbetur edhe disa detaje që marrëveshja të mbyllet.

Edhe mesfushori tjetër, holandezi Georginio Wijnaldum, mund të kalojë në kampionatin saudit, ku për të interesohet Al Ettifaq.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga PSG

Wijnaldum është kërkesë e Steven Gerrard që është trajner në këtë klub, ndërsa bisedimet mes klubeve janë në rrugën e duhur me PSG që është gati t’i jap lojtarit dritën e gjelbër për tu larguar.

Tashëm varet nga lojtari se do të dëshirojë të largohet drejt kampionatit saudit, që tashmë ka yje si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Neymar e N’Golo Kante. /Telegrafi/