Toni Kroos mund të largohet nga Real Madridi pas 10 viteve qëndrim në kryeqytetin spanjoll.
Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Los Blancos dhe e ardhmja e tij në Madrid nuk është e sigurt.
Los Blancos në pozitën e mesfushës kanë yje të reja si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni apo Federico Valverde që shihen si e ardhmja e klubit dhe Kroos ngadalë po merr hapësira më pak.
33-vjeçari ka thënë gjithmonë se dëshiron ta përfundojë karrierën në Santiago Bernabeu, por dy top klube angleze janë kundër idesë së tij dhe po mundohen ta bindin gjermanin për të luajtur në Ligën Premier.
Kroos pëlqehet shumë nga United dhe Chelsea që e shohin atë si një mesfushor që do t’i ndihmonte lojtarëve të rinj.
Si londinezët ashtu edhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm t’i ofrojnë Kroosit kontratë dy vjeçare me një pagë rreth 10 milionë euro për ta transferuar në Ligën Premier.
Gjithsesi duket e vështirë që Kroos do të largohet nga Reali, pasi vet lojtari ka thënë se dëshiron ta mbyll karrierën në klubin madrilen.
Në 13 ndeshje zyrtare këtë edicion, mesfushori gjerman ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/