Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat masive në kampet pranë Amfiteatrit Gorge të Uashingtonit gjatë një festivali të muzikës elektronike të vallëzimit të shtunën mbrëma, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Grant.
Tre persona u plagosën, duke përfshirë edhe sulmuesin, i cili u arrestua, thanë autoritetet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Raporti për të shtënat erdhi rreth orës 20:25 në kampet pranë qytetit të George, tha Zyra e Sherifit në një postim në Facebook.
An active shooter near the Gorge Amphitheater is now in custody according to the Grant County Sheriffs office. We talked to an eyewitness, John Turner, who shot this video.
Follow @KATUNews and @BarryMangold for updates. pic.twitter.com/DyEP1VkaoJ
— Emily Girsch (@EmilyGirsch) June 18, 2023
Sulmuesi i dyshuar u largua nga skena e të shtënave përpara se oficerët ta gjenin, sipas zëdhënësit të Zyrës së Sherifit Kyle Foreman.
I dyshuari qëlloi “rastësisht” në turmë ndërsa ikte dhe më në fund u arrestua, tha Foreman.
Incidenti do të hetohet nga Njësia e Hetimeve Speciale të Uashingtonit Verior Qendror, tha zyra e sherifit.
Potential video of the suspect with a firearm at beyond wonderland gorge amphitheater. Prayers to everyone affected this is some scary shit. pic.twitter.com/xBXhHHZdQA
— The All-American Degenerate (@chiodoss) June 18, 2023
Amfiteatri Gorge po priste një festival muzikor dy-ditor të quajtur “Beyond Wonderland” në atë kohë dhe kampet ishin të vendosura disa qindra metra larg vendit të ngjarjes, tha Foreman.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi të dyshuarin, viktimat, armën e përdorur apo motivin. /Telegrafi/