Dy persona janë vrarë dhe të paktën 20 janë lënduar në një sulm në qytetin ukrainas të Kryvyi Rih. Kreu i ministrisë së punëve të brendshme tha se pesë deri në shtatë persona janë bllokuar në rrënojat ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.
Kryvyi Hih është njëherësh vendlindja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.
Mediumi Nexta ka publikuar dy video, të cilat dokumentojnë granatimet në Ukrainë. Njëra tregonte tymin në një zonë të Donetskut dhe tjetra dëmet e një objekti në Kryvyi Rih.
Occupied #Donetsk today. pic.twitter.com/L16WVTIGND
— NEXTA (@nexta_tv) July 31, 2023
‼️ In #KryvyiRih, #Russian invaders hit a residential building. pic.twitter.com/LRWACXoD5u
— NEXTA (@nexta_tv) July 31, 2023
Lidhur me sulmin në Kryvyi Rih ka reaguar edhe Zelensky.
“Terrori nuk na frikëson dhe as nuk na thyen neve. Ne po punojmë për të shpëtuar njerëzit tanë”, tha ai. Krahas mbishkrimit ai ka publikuar edhe një video. /Telegrafi/
Monday morning. Regions of Ukraine are being shelled by the occupiers, who continue to terrorize peaceful cities and people. Kryvyi Rih, Kherson. Residential buildings, a university building, a crossroads were hit. Unfortunately, there are dead and wounded. There may be people… pic.twitter.com/goMVBbCN1B
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 31, 2023