Telegrafi

Dy të vdekur nga goditja e trenit në Klinë, policia thotë se drejtuesi i veturës nuk ishte ndaluar mbi hekurudhë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e shtunë në Klinë, ku dy persona kanë humbur jetën.

Policia në raportin 24-orësh ka dhënë detaje mbi rastin, ku siç thuhet në njoftim, drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar mbi hekurudhë, dhe është goditur nga treni.

“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Vdesin dy të lënduarit në aksidentin mes trenit dhe kombibusit në Klinë

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion.

Ndryshe, aksidente të shumta janë raportuar se kanë ndodhur në vazhdimësi në Klinë, në pjesën ku kalon treni./Telegrafi/