Dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë përleshur ndërmjet vete dhe kanë therur njëri-tjetrin me thikë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:15 në rrugën “UÇK-së”, në Pejë.
Siç thuhet në raport, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/