Site icon Telegrafi

Dy të plagosur me armë zjarri në një konflikt në Mamurras, arrestohet njëri nga autorët

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Mamurras, rrethi i Lezhës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka identifikuar autorët e konfliktit dhe ka arrestuar shtetasin A.D.,19 vjeç, banues në Mamurras, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin K.Ll., 50-vjeç, banues në Mamurras.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar janë sekuestruar një armë zjarri pushkë me 20 fishekë.

“Rreth orës 01:45, në Mamurras pas një konflikti shtetasit A.D., dhe K.Ll., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Honday” duke plagosur shtetasit A.S., 39-vjeç, banues në Durrës, dhe G.D , 40-vjeç, banues në Fushë-Mamurras, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor”, ka shtuar policia. /Telegrafi/

Exit mobile version