Site icon Telegrafi

Dy të mitur tentojnë të kryejnë grabitje në Gjilan, sulmojnë me shishe qelqi punëtoren e marketit

Foto: Ilustrim

Dy të mitur janë arrestuar pasi që të njëjtit në një market kishin tentuar të kryejnë grabitje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 16.03.2025 rreth orës 17:30, në Gjilan.

Tutje thuhet se të dyshuarit kishin sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) punëtoren e marketit duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Me datën 17.03.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit në një market kishin tentuar të kryejnë grabitje. Të dyshuarit kishin sulmuar me mjet të fortë (shishe qelqi) viktimën femër kosovare punëtore e marketit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version