Telegrafi

Dy të mitur rrihen mes vete në Lipjan

Foto: Ilustrim

Dy persona (të mitur) pas një mosmarrëveshje verbale janë përleshur në mes vete.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:56, në Lipjan.

Siç bëhet e ditur në raport, si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy të përfshirët në rast.

“Pas një mosmarrëveshje verbale, dy të mitur në Lipjan, janë përleshur ndërmjet vete. Si pasojë e përleshjes lëndime të lehta trupore kanë pësuar që të dy të përfshirët në rast. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/