Telegrafi

Dy të mitur në Prishtinë detyronin një tjetër tu sillte para, rasti shkon në procedurë të rregullt

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të detyrimit në Prishtinë, ku dy persona të mitur kanë detyruar një tjetër të mitur tu sillte atyre para.

Rasti ka ndodhur të enjten në Prishtinë, në orën 11:00.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) pasi të njëjtit në vazhdimësi duke e kanosur, kishin detyruar viktimën mashkull kosovar (i mitur) që tu sillte atyre para”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduara që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/