Telegrafi

Dy të arrestuar për trafikim me njerëz

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona për trafikim me njerëz.

Rasti ka ndodhur të shtunën.

“Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar një femër K/Ashkalike dhe një mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima femër K/ Rome e mitur është dërguar në strehimore”, bëhet e ditur në raportin e Policisë. /Telegrafi/