Telegrafi

Dy të arrestuar për sulm me thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të cilët pas një mosmarrëveshje të mëhershme e kishin sulmuar një person tjetër.

Si pasojë e sulmit me thikë nga njëri prej të dyshuarve viktima kishte pësuar lëndime trupore, i njëjti ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Në lidhje me rastin që kishte ndodhur më 23 mars, është kontrolluar shtëpia e njërit prej të dyshuarve ku janë gjetur dhe janë konfiskuar dy armë të ftohta – thika.

Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /kp/Telegrafi/