Dy persona janë arrestuar, njëri për sjelljen e tij në një lokal, kurse tjetri për pengesë të zyrtarëve policor gjatë arrestimit të dyshuarit tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Kamenicë’, të Gjilanit, kur i dyshuari kishte hyrë në një lokal, dhe e kishte detyruar pronarin e lokalit të qëndrojë në tavolinë me të si dhe ti jap gjësende pa paguar.
Pas këtij lajmërimi policia ka dalur në vendin e ngjarjes, por i dyshuari i dytë kishte tentuar të pengoj zyrtarët policor gjatë arrestimit të personit tjetër.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/