Site icon Telegrafi

Dy të arrestuar në Prizren, dyshohen për falsifikim të parave

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona me dyshimin për falsifikim të parave.

Arrestimi ka ndodhur të enjten në ora 12:00.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, janë kontrolluar tri shtëpi, të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjti janë grup i organizuar që merren me veprimtarinë monedhave të falsifikuara”, thuhet në raport.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version