Telegrafi

Dy të arrestuar në Prishtinë, policia u gjeti marihuanë dhe një thikë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, pasi që tek të njëjtit janë gjetur substanca narkotike.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar 2.7 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një thikë ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur dhe sekuestruar 1.1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/