Telegrafi

Dy të arrestuar në Prishtinë për kontrabandim me migrantë

Foto: Arkiv

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale kontrabandim me migrantë. si dhe dyshim për falsifikim dokumenti.

Si prova materiale janë konfiskuar disa pajisje që shërbejnë për falsifikim të dokumenteve.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, njofton Policia në raportin ditor. /Telegrafi/