Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Persona të dyshuar me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës dhe kanë kontrolluar e demoluar pothuajse tërë shtëpinë, ku nga aty kanë vjedhur sende të ndryshme dhe një shumë të parave.
Hetuesit e Stacionit Policorë nё Pejё, menjëherë iu kanë përgjigjur vendit tё ngjarjes, tё cilёt kanё marrё masat e nevojshme pёr identifikimin e tё dyshuarve.
Policia pas njё pune intensive operativo-hetimore më 11 shkurt ka arritur tё identifikojnё dhe arrestojё tё dyshuarit: B.H. i lindur më 1994 dhe E.H. i lindur më 2000.
Dy të dyshuarit për vjedhje të rëndë dyshohet se edhe me dy persona të tjerë kanë kryer edhe vepra të tjera penale: ‘grabitje’, ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje’.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. /Telegrafi/