Në Stacionin Policor Jugu Mitrovicë është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’, ndërsa lidhur me këtë janë arrestuar dy persona.
Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth orës 22:20, të së martës në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, raportohet për një rrahje në progres në mes të disa personave, policia ka dal në vend të ngjarjes, ku personat në fjale ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
“Nga spitali rajonal Mitrovice është marr informata se një person i mitur që ka qenë i përfshirë në rrahje ka kërkuar ndihme mjekësore pasi që kishte marr lëndime nga një mjet i fort (thikë), personit në fjale është i është dhënë ndihma e nevojshme dhe për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK-Prishtinë, ku pas marrjes se trajtimit është liruar në shtëpi”, thuhet në komunikatë.
Policia ka arritur t’i identifikoj dhe t’i arrestoj dy persona të dyshuar R.SH., 15 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor Jugu.
Nga personat e dyshuar në fjalë si provë materiale është konfiskuar një mjet thikë.
Pas procedurave intervistuese, personat e dyshuar R.SH., 16 vjeçar dhe A.D.,19 vjeçar me udhëzim te prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’. /Telegrafi/