Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, pasi të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e policëve.
Rasti ka ndodhur në Klinë, të premten në ora 11:55.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit nuk kishin përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë. Të dyshuarit gjatë arrestimit kanë shfaqur rezistencë aktive”, thuhet në raport.
Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/