Telegrafi

Dy të arrestuar në Fushë Kosovë, policia i zuri duke vjedhur panele alumini

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë.

Të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur disa panele alumini në një objekt në ndërtim.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/