Juventusi ka bërë një seancë të shkurtër stërvitore të martën në një temperaturë prej 30 gradë Celsius në Vinovo.
Bianconerët janë në përgatitje për finalen e Ligës së Kampionëve që do ta zhvillojnë të shtunën në Cardiff kundër Real Madridit.
Pas ditës së hënë, kur iu kushtua vëmendje shtypit dhe konferencës për media, Massimiliano Allegri i ka nxjerrë lojtarët në stërvitje për një angazhim intensiv.
Megjithatë, ai vendosi që stërvitja të jetë më e shkurtër se zakonisht për të mos u lodhur lojtarët.
Ajo që është e rëndësishme, është mënyra se si do të rreshtohen Bianconerët në përballjen ndaj Los Blancos.
Sipas indikacioneve të deritanishme, pritet që Allegri të luajë me sistemin 4-2-3-1 me Dani Alvesin në një pozitë më të avancuar kur Juve sulmon. Në këtë rast, Andrea Barzagli do të luajë si mbrojtës i djathtë prapa brazilianit.
Ndërkaq, kur Reali do ta ketë topin, formacioni i bardhezinjve do të kthehet në 3-5-2. /Telegrafi/