Site icon Telegrafi

Dy taksistë në Aeroportin e Prishtinës sulmojnë një tjetër, kishte shkuar për të marrë pasagjerë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, taksistë në Aeroportin e Prishtinës pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje lidhur me shërbimet për pasagjerë, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar punëtor taksie në një kompani tjetër, i cili kishte shkuar në aeroport për të marrë pasagjerë.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 22:43.

Viktima ka pësuar lëndime është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version