Arkadiusz Milik pritet të largohet nga Ajaxi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
E ardhmja e sulmuesit të talentuar duket se do të jetë në elitën e futbollit italian, Serie A.
Sipas mediave italiane dhe atyre holandeze, Milan dhe Napoli e dëshirojnë me çdo kusht talentin polak.
Carlos Bacca pritet të laroghet nga ‘Rossonerët’ dhe trajneri Vincenzo Montella e sheh si zëvendësim ideal Milikun.
Gjithashtu edhe Napoli pritet të mbetet pa sulmuesin kryesor Gonzalo Higuain dhe Milik është objektiv i tyre.
Gjithsesi për ta lënë të lirë Ajaxi të largohet kërkon më shumë se 20 milionë euro për 22-vjeçarin. /Telegrafi/