Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar ka startuar ditën e djeshme me dy takime shumë interesante.
Befasia më e madhe ndodhi në Vushtrri, ku Vushtrria ka arritur ta ndalë Flamurtarin në barazim 2-2.
Befasi edhe më e madhe ka mundur të ndodhë në Prishtinë, por në minutën e 94-të Ahmed Januzi shënoi golin për t’i siguruar Prishtinës fitoren 1-0 ndaj Drenicës.
E sot në program janë dy takime tjera shumë interesante ku në fushë zbresin dy kandidatë tjerë të fuqishëm për titullin.
Ballkani do të ketë punë me Dukagjinin e Klinës në udhëtim dhe shihet si favorit absolut së paku në letër.
Në anën tjetër Gjilani që barazoi 2-2 me Llapin javën e kaluar, e pret një udhëtim tejet i vështirë.
Skuadra e Gentjan Mezanit do të luaj në Drenas përballë Feronikelit dhe vetëm fitorja i le ata në garë për titullin e kampionit.
Të dyja takimet e ditës së sotme fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/