Site icon Telegrafi

Dy skuadra refuzojnë të paguajnë shumën e kërkuar nga Man United për Fred

(Foto: Twitter/Manchester United/Getty)

Sipas Turkish Football, Galatasaray është i acaruar me çmimin prej 15 milionë eurosh të kërkuar nga Manchester United për Fredin, pavarësisht se është i interesuar për nënshkrimin e tij.

Fulham ishte gjithashtu i interesuar për nënshkrimin e mesfushorit, por nuk pranoi të paguante 20 milionë euro.

Edhe pse kontrata e Fredit skadon verën e ardhshme, Djajtë e Kuq shpresojnë të rikuperojnë të paktën një pjesë të 60 milionë eurove që kanë paguar për nënshkrimin e tij.

Lexo po ashtu Manchester United i gatshëm të pranojë humbjen me largimin e tre lojtarëve

Megjithatë, kjo duket e vështirë duke pasur parasysh rënien e formës së Fredit në Old Trafford.

Ai është paraqitur në mënyrë sporadike nën trajnerë të ndryshëm, duke përfshirë Erik ten Hag.

Kjo ende nuk është e mjaftueshme për ta vendosur atë në mesin e lojtarëve më të mirë të klubit tani. Me ardhjen e Mason Mount këtë verë, duket se nuk ka vend për brazilianin në planet e trajnerit holandez. /Telegrafi/

Exit mobile version