Telegrafi

Dy skuadra nga Liga Premier e duan transferimin Higuainit

Newcastle United dhe Wolverhampton Wanderers, janë të interesuar në transferimin e Gonzalo Higuainit nga Juventusi në këtë verë.

Sipas Sunday Express, kjo do të ishte një mundësi e dytë për sulmuesi argjentinas, pasi ishte vitin e kaluar në huazim gjashtë mujor te Chelsea.

Mediat në Itali raportojnë se ky do të jetë edicioni i fundit i El Pipitas në fanellën e Zonjës së Vjetër, derisa dy klubet angleze e duan transferimin e tij.

32-vjeçari iu rikthye formës së tij të lartë në këtë edicion, derisa Maurizio Sarri i dha një besim më të madh se sa te Chelsea.

Newcastle United është duke u lidhur po ashtu me një transferim të Edinson Cavanit që i përfundon kontrata me Paris Saint-Germainin në këtë verë,

Në këtë edicion, Higuain ka bërë 34 paraqitje për Bianconerët, e që në këtë verë pritet të ndodhë largimi i tij. /Telegrafi/