Telegrafi

Dy skuadra nga Liga Premier bëjnë ofertë për Ranocchian

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, ka dy oferta nga Liga Premier, ku të interesuara janë skuadra West Bromwich Albion dhe Huddersfield Town.

Qendërmbrojtësi italian kaloi gjashtë muajt e fundit në huazim te Hull City, por nuk mundi ta parandalonte rënien e tyre nga Liga Premier.

Ranocchia nuk ka vend në San Siro, dhe kështu 29-vjeçari po kërkon një lëvizje të përhershme në Angli.

Lexo po ashtu Gjiganti gjerman kryeson garën për Nagatomon

Sipas raporteve të fundit, West Brom dhe Huddersfield kanë ofruar nga pesë milionë euro apo rreth 4.4 milionë funte për të nënshkruar me reprezentuesin e Italisë.

Italiani është i etur për të marrë më shumë kohë të lojës si titullar në mënyrë që të siguroj ftesën për në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Mbrojtësi i Interit ka 21 paraqitje për ekipin e parë të Azzurëve, ku e fundit ishte në mars të vitit 2016 nën drejtimin e Antonio Conte. /Telegrafi/