Në ditët e fundit të afatit kalimtar, Joao Mario është shumë afër të largohet nga Interi për të kaluar te Lokomotiv Moska.
Mesfushori portugez po ashtu lidhet me një kalim te Monaco, mirëpo Sky Sport Italia tani raporton se skuadra ruse po e udhëheq garën.
Mediumi italian raporton më tej se zyrtarë të Lokomotivës gjenden në Itali për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm të 26-vjeçarit.
Skuadra ruse dëshiron ta transferojë portugezin në formë huazimi me të drejtë për ta blerë në fund të sezonit.
Joao Mario u kushtoi Nerazzurëve 45 milionë euro në vitin 2016, por në tri sezonet e kaluar ka bërë 69 paraqitje dhe ka shënuar katër gola.
Ai po ashtu ka qenë i huazuar në sezonin 2017/18 te skuadra nga liga Premier, West Ham United, e që forma e dobët e ndjeki edhe aty. /Telegrafi/