Juventus mund të mbetet pa objektivin e tyre, francezin Steven N’Zonzi.
Mesfushori i Sevillës, ka shkëlqyer dy vitet e fundit me skuadrën spanjolle dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave.
Juventus mbetet favorite për t’i fituar shërbimet e tij, mirëpo së fundmi në garë për të janë futur edhe dy gjigantët anglez.
Chelsea dhe Manchester City janë dy skuadrat që po kërkojnë shërbimet e N’Zonzit.
28-vjeçari ka kontratë me Sevillën deri në vitin 2019 dhe klubi spanjoll kërkon 30 milionë euro për ta lënë të lirë. /Telegrafi/