Telegrafi

Dy shqiptaret Rita Ora dhe Dua Lipa, aktualisht në top dhjetëshen më të dëgjuar në Spotify

Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, po arrijnë të shënojnë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

Të dyja ato kanë publikuar këngë me klipe, të cilat janë pritur mirë nga publiku internacional dhe kanë filluar të zënë pozita të larta në top-listat amerikane dhe evropiane.

Teksa Dua Lipa publikoi solo-këngën e saj më të re me titull “We’re good”, Rita Ora këto ditë publikoi një EP (mini-album), me katër këngë të reja.

Njëra nga këto këngë e titulluar “Big”, e cila vjen në bashkëpunim me reperin Gunna dhe DJ Imanbek, është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Ora shfaqet me veshje tradicionale shqiptare.

Të dy projektet muzikore të artisteve me prejardhje nga Kosova kanë shënuar rritje të madhe të interesimi te dëgjuesit e platformave të ndryshme muzikore.

Ka qenë së fundmi, platforma më e madhe e distribuimit muzikor, Spotify, ajo e cila ka publikuar një top listën e 10 këngët e momentit, ku në të dyja janë të përfshira Dua dhe Rita.

Teksa Dua ndodhet në pozitën e tretë me “We’re good”, vetëm dy pozita më poshtë në vendin e pestë ndodhet Rita me “Big”.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Me të parë këtë suksesi, si Rita Ora ashtu dhe Dua Lipa e kanë shpërndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale këtë sukses, i cili i bën bashkë dy artistes me rrënjë shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/InstaStory