Telegrafi

Dy shqiptaret e famshme kritikohen për veshjet e tyre (Foto)

Në ceremonitë e MTV VMA gjithmonë vlerësohet edhe veshja. Jemi mësuar që në të kaluarën, Rita Ora vazhdimisht ka marrë lëvdata për zgjedhjet e saja. Por, këtë herë nuk ka ndodhur kështu.

Këngëtarja e famshme shqiptare është kritikuar për përzgjedhjen që ka bërë duke u përfshirë në listën e atyre që u veshën keq në këtë eveniment.

Megjithëse dukej mjaft atraktive, ekspertët vlerësojnë se Rita nuk kishte bërë zgjedhjen e duhur në këtë ceremoni.

Lexo po ashtu Ja si është dukur Rita Ora mbrëmë në MTV Video Music Awards 2016 (Foto)

Në sytë e ekspertëve të modës, më mirë nuk ka kaluar as shqiptarja tjetër me famë botërore, Bebe Rexha. Edhe ajo është kritikuar për veshjen.

Sidoqoftë, listën e të veshurave më keq e kryeson Baddie Winkle, e cila e meriton këtë epitet, mjafton ta shikoni fotografinë e mëposhtme.

Farrah Abraham dhe Stella Maxwell përmbyllin pesëshen e yjeve të veshura më keq në MTV VMA. /Telegrafi/