Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, raporton Reuters.
Agjencia e lajmeve bazohet në deklaratat e dëshmitarëve që ishin konfirmuan lajmin për shpërthimin – duke mos dhënë detaje lidhur me shkakun e këtyre shpërthimeve, transmeton Telegrafi.
Autoritetet ukrainase në Telegram kanë njoftuar, se sipas këshillit të Kievit është Rusia që shkaktoi dy shpërthimet në Shevchenkivskyi.
Madje të gjitha ekipet emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes – duke mos dhënë informacione për viktima të mundshme.
Kujtojmë që shpërthimet po ndodhin në kohën kur për vizitë zyrtarë në Kiev po ndodhet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres që mbajtur para pak çastesh konferencë për media me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. /Telegrafi/