Gara për titull në Ligën Premier do të vazhdojë edhe në xhiron e fundit të Ligës Premier, ku Manchester City dhe Liverpooli po luftojnë për trofeun e më të mirit.
Fitorja e sotme e Liverpoolit si mysafir i Southampton me rezultat 2-1 ka lënë garën ende të hapur.
Qytetarët kanë 90 pikë, ndërsa The Reds kanë tubuar deri më tani 89 pikë.
Manchester City 9⃣0⃣
Liverpool 8⃣9⃣🗓 22 Mayıs Pazar 18.00
🔥 Manchester City – Aston Villa
🔥 Liverpool – Wolves pic.twitter.com/f0emqEOFK5— NTV Spor (@ntvspor) May 17, 2022
Por dy rezultate të çmendura në xhiron e fundit, do të bënin që të kishte edhe një ndeshje shtesë, super finale mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.
Këto rezultate janë pothuajse të paarritshme pasi që Manchester City duhet të humbet me rezultat 6-0 nga Aston Villa, ndërsa Liverpooli duhet të barazojë 5-5 me Woves.
If Manchester City lose 6-0 vs. Aston Villa and Liverpool draw 5-5 vs. Wolves then the title will go to a playoff match 🤯 pic.twitter.com/bTERz69Uuy
— B/R Football (@brfootball) May 17, 2022
Kjo do të bënte që Manchester City dhe Liverpool të kishin pikë të barabarta, por edhe goldallim të barabartë, për çka për të caktuar titullin, do të duhej të zhvillohej një finale mes tyre.
Kjo duket e pamundur, por duhet të pritet medoemos që të zhvillohet edhe xhiro e fundit për ta mësuar kampionin e Anglisë. /Telegrafi/