Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy raste të raportuara të vjedhjeve në Prishtinë, ndërkaq në të dy rastet janë arrestuar.
Njëri rast ka ndodhur të enjten në lagjen “Veternik” në Prishtinë,
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur sende të ndryshme në vlerë rreth 2230 €, pronë e ankuesit mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, vjedhja tjetër kishte ndodhur në muajin mars në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se një person i panjohur ka depërtuar me forcë në lokal dhe ka vjedhur një shumë të parave. Njësia policore ka arrit të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet edhe për disa raste të tjera vjedhje”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/