Site icon Telegrafi

Dy raste të dhunës në Prishtinë, burri sulmon gruan dhe djali me probleme psikike sulmon nënën

Foto: Ilustrim

Dy raste të dhunës familjare kanë ndodhur në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës njëri rast ka ndodhur më datë 12.09.2019 në orën 12:30 ku është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër K-Shqiptare.

Sipas raportit policor viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ishte në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Lagjen “Ulpianë”, Prishtinë më datë 12.09.2019, në orën 20:00, ku viktima femër K/shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj i cili vuan nga një sëmundje psikike.

Policia thekson se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Exit mobile version