Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në Obiliq.
Në raportin e Policisë thuhet se dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (bashkëshortët e tyre) kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy viktimat me katër fëmijët tyre janë dërguar në strehimore. /Telegrafi/