Policia e Kosovës bëri të ditur se për 24 orë janë raportuar dy raste të dhunës në familje.
Sipas raportit të policisë, rastet kanë ndodhur në Podujevë dhe Prizren, ku në të dy rastet vëllezërit sulmuan fizikisht motrat.
Podujevë 02.05.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje të çastit që kishte pasur me motrën e tij, viktimën femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me shuplakë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prizren 02.05.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht motrën e tij, viktimën femër kosovare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim psikiatrik pasi që sipas familjarëve është agresiv. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/