Telegrafi

Dy raketa ruse kaluan mbi hapësirën ajrore të një vendi në Ballkan, përpara se të hynin në Ukrainë

Dy raketa ruse kaluan në hapësirën ajrore rumune dhe moldave përpara se të hynin në Ukrainë të premten, ka pohuar një gjeneral i lartë ukrainas.

Ministria rumune e mbrojtjes ka thënë se ende nuk i ka konfirmuar raportet, raporton The Guardian, përcjell Telegrafi.

Valeriy Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës, tha se dy raketa Kaliber të lëshuara nga Deti i Zi kishin hyrë në hapësirën ajrore të Moldavisë, më pas fluturuan në hapësirën ajrore rumune, përpara se të rihynin në Ukrainë në pikën ku takohen kufijtë e tre vendeve.

Reuters tha se nuk mund ta verifikonte menjëherë deklaratën në mënyrë të pavarur. Rusia nuk e komentoi menjëherë këtë.

Media e “Ukrainska Pravda” citoi zëdhënësin e forcave ajrore të thoshte veçmas se Ukraina kishte aftësinë për të rrëzuar raketat, por nuk e bëri këtë sepse nuk donte të rrezikonte civilët në vendet e huaja. /Telegrafi/