Site icon Telegrafi

Dy rajone kufitare ruse “tani zona luftarake aktive” – çfarë po ndodh atje dhe cili është versioni i Rusisë?

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase ka thënë se rajonet Kursk dhe Belgorod të Rusisë janë tani zona luftarake aktive.

Andriy Yusov, një zëdhënës i drejtorisë së inteligjencës GUR, i bëri komentet për televizionin kombëtar ukrainas pasi grupet anti-Kremlin thanë se kishin sulmuar forcat ruse në rajone, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Macron: Evropa duhet të jetë gati për luftë nëse dëshiron paqe

“Rajonet e Kursk dhe Belgorod janë tani një zonë e veprimeve luftarake aktive. Kjo është ajo që ne konfirmojmë”, citohet të ketë thënë ai, duke theksuar se grupet po veprojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk janë nën kontrollin e Kievit.

“Dhe siç thuhet nga vullnetarët dhe rebelët, ne po flasim për shtetas rusë të cilët, duke mos pasur mundësi të tjera, po mbrojnë të drejtën e tyre civile me armë kundër regjimit të Putinit”.

Siç kujton Sky News, tri grupe me bazë në Ukrainë thanë se po ndiqnin operacione të armatosura në rajonet Belgorod dhe Kursk dhe u kërkuan banorëve të evakuonin lokalitetet për sigurinë e tyre.

Çfarë thotë Rusia?

Zyrtarët rusë kundërshtuan disa pjesë të raporteve.

Guvernatori i rajonit të Belgorodit të Rusisë tha të enjten se nuk kishte forca ukrainase në një nga zonat që ishin nën sulm.

“Mund të them se nuk ka trupa ukrainase në territorin e rajonit”, shkroi ai në llogarinë e postuar pas mesnatës me orën lokale. “Lufta po zhvillohet jashtë tij”.

Lexo po ashtu Kush janë grupet e armatosura ruse që po kryejnë sulme brenda Rusisë?

Megjithatë, ai tha se fshati Kozinka “u godit keq… dëmi është shumë i rëndë”.

Blogerët ushtarakë rusë kishin raportuar më herët se parashutistët rusë ishin dërguar në fshat, ndërsa ministria e mbrojtjes e vendit tha se kishte penguar një sulm nga ushtria ukrainase.

Guvernatori rajonal i Kurskut, Roman Starovoit, dha pak detaje, por tha në Telegram se “terroristët ukrainas nuk i kanë ndalur përpjekjet e tyre për të sjellë diversantë në territorin tonë”. /Telegrafi/

Exit mobile version