Dy persona kanë marrë lëndime trupore sot rreth orës 12:00 pasi janë sulmuar me armë të ftohtë (thikë), në rrugën “Komandant Kumanova”, në Lipjan.
Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke u marrë me rastin.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një përleshje në rrugën ‘Komandant Kumanova’ në Lipjan, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore. (Dyshohet nga arma e ftohtë-thikë). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësorë, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/