Telegrafi

Dy persona të lënduar në një aksident trafiku në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj.

Të njëjtit po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt”, ka deklaruar Veseli.

Ai ka shtuar se Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin. /Telegrafi/