Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të ndodhur të mërkurën rreth orës 23:30 në rrugën “Xhevë & Fehmi Lladrovci”, në Drenas.
Tutje në raport bëhet e ditur se nuk ka të lënduar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur një zyrtar policor. Të lënduar nuk ka, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/