Dy shqiptarë janë sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur të enjten në veri të Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë në veri Veton Elshani.
Ai ka thënë se ata kanë marrë lëndime trupore, të cilët pastaj janë dërguar për tretman mjekësor në jug.
“Sonte rreth orës 21:00, në Sheshin Car Lazar, në veri të Mitrovicës, dy persona të nacionaliteti shqiptar, janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Ata kanë marrë lëndime trupore, dhe atyre i është ofruar ndihma mjekësore në jug të Mitrovicës”, ka deklaruar Elshani.
Javën që shkoi kishte ndodhur një sulm i ngjashëm ndaj një gruaje në lagjen e Boshnjakëve./Telegrafi/