Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Të shtunën do të përballen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Trepça. Takimi do të zhvillohet në Rahovec, pasi palestra në Prizren po kanë probleme me ngrohje. Prizrenasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, ndërsa mitrovicasit 12 fitore e gjashtë humbje.
Takim shumë interesant pritet mes Sigal Prishtinës dhe Rahovecit. Bardhekaltrit kanë nëntë fitore e nëntë humbje, kurse rahovecasit pesë fitore e 11 humbje. Rëndësia e përballjes bënë që takimi të jetë shumë rivalizues.
Ndeshja e fundit është mes Dritës dhe Golden Eagle Yllit, sfidë që zhvillohet në Therandë. Gjilanasit ndodhen në vendin e fundit me 18 humbje, në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në fitore në elitë pa fitore, kurse therandasit janë në vendin e parë me 14 fitore e katër humbje.
Peja-Prizreni 16 do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike. /Telegrafi/
Art Motion Superliga – Java 19
E shtunë
19:00 Bashkimi – Trepça
E diel
17:00 Sigal Prishtina – Rahoveci
19:00 Drita vs Golden Eagle Ylli
Peja – Prizreni 16 (Rezultati nga LIGA UNIKE)