Telegrafi

Dy penalltitë e humbura në Euro 2016 kanë një të përbashkët (Video)

Deri më tani në Kampionatin Evropian 2016 janë humbur dy penallti, por ato kanë një të përbashkët.

Njëra është humbur nga Cristiano Ronaldo me Portugalinë ndaj Austrisë, kurse tjetra nga Sergio Ramos kundër Kroacisë.

Lexo më shumë: Dhjetë lojtarët që femrat çmenden pas tyre në Euro 2016 (Foto)

E përbashkëta e tyre është se të dy janë lojtarë të Real Madridit dhe të dy kanë shënuar në finale të Ligës së Kampionëve.

Vlen të theksohet se Ronaldo ende nuk ka shënuar gol në Euro 2016. /Telegrafi/