Java e 28-të në elitën e futbollit kosovar do të fillojë me dy ndeshje mjaftë interesante.
Skuadra me më së shumti barazime këtë edicion (14), Feronikeli do të jetë nikoqir i Lirisë së Prizrenit.
Me ardhjen në krye të skuadrës të trajnerit Sulejman Starova, Feronikeli ende nuk ka shijuar fitoren.
Nikli ka luajtur baras 2-2 me Llapin, ndërsa në dy ndeshjet e fundit nuk ka shënuar gol duke marrë nga një pikë ndaj Gjilanit dhe Trepçës ’89.
Drenicasit do të kërkojnë të rikthehet tek fitorja në përballje me Lirinë e cila gjithashtu nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit.
Skuadra e Bledi Shkëmbit ka barazuar me Besën e Pejës dhe Vllazninë e Pozhoranit, ndërsa javën e kaluar pësoi në shtëpi nga Llapi 1-2.
Takimin mes këtyre dy skuadrave do ta drejtojë Alban Shala me ndihmësit Granit Hyseni dhe Elvis Bicaj.
Interesant pritet të jetë edhe në qytetin e Gjilanit, ku skuadra me po të njëjtin emër pret kampionin në fuqi Trepçën ’89.
Gjilani do të kërkojë fitoren e parë me trajnerin e ri Alban Hyseni pasi që debutoi me barazim javën e kaluar.
Ndërkohë 89-shi vije në këtë takim pas gjashtë ndeshjeve pa humbje ku ka marrë dy fitore dhe katër barazime.
Tefik Maloku do ta ndajë drejtësinë në këtë takim me ndihmësit Alban Ejupi dhe Bekim Rama. /Telegrafi/
Vala Superliga – Java e 28-të
E shtunë, ora 15:00
Gjilani – Trepça’89
Gjyqtarë: Tefik Maloku, Alban Ejupi, Bekim Rama, Bardh Ajeti
Delegat: Bajram Krasniqi
Feronikeli – Liria
Gjyqtarë: Alban Shala, Granit Hyseni, Elvis Bicaj, Visar Kastrati
Delegat: Isak Ejupi