Telegrafi

Dy muaj jetë, këngëtarja Zaimina Vasjari bën një dhuratë të veçantë për vajzën e saj, Khloe

(Foto: Instagram/Zaimina_Vasjari)

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari në janar të këtij viti është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka sjell në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Khloe.

E vogla e saj sot mbush dy muaj jetë, dhe për një datë si kjo, Zaimina ka vendosur t’i bëjë një dhuratë mjaft të veçantë më të shtrenjtës së saj.

Vasjari ka ndarë me fansat një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaq dorën e vajzës së saj të vogël, me një byzylyk dhuratë që i ka bërë asaj.

Në byzylykun e artë është i gdhendur emri “Khloe”, ndërsa Zaimina ka shkruar në mbishkrimin e footgrafisë: “Khloe e imja është dy muajshe sot”. /Telegrafi/